SPAK kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SPAK kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt

    Insajderi
    06 December 2024 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me një mandat për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. 

    Kryebashkiaku Veliaj ndodhet ndërkohë për një vizitë dy ditore në Hamburg, ku siç ka njoftuar zyra e tij e shtypit, ka zhvilluar takime me Kryebashkiakun e  Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher dhe Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit.

    Burimet bëjnë të ditur se në shtëpinë e kryebashkiakut në momentin që kanë shkuar hetuesit e BKH-së kanë qenë bashkëshortja e tij dhe djali i mitur.

    SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me vendimin për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt, por nga burime jozyrtare bëhet e ditur se ndaj kryebashkiakut ka nisur hetim për deklarimin e pasurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark