Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet në Rumani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet në Rumani

    Insajderi
    06 December 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata më e lartë e Rumanisë e ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vend, disa ditë pasi informata të deklasifikuara të inteligjencës pretenduan se Rusia zhvilloi një fushatë të koordinuar online për të promovuar autsajderin e së djathtës ekstreme që i fitoi zgjedhjet në raundin e parë.

    Vendimi i gjykatës kushtetuese – i cili është përfundimtar – erdhi të premten pasi presidenti Klaus Iohannis deklasifikoi informacioni të inteligjencës dy ditë më herët që pretendonin se Rusia zhvilloi një fushatë të gjerë që përfshin mijëra llogari të mediave sociale për të promovuar Calin Georgescus nëpër platforma si TikTok dhe Telegram, raporton “Guardian”.

    Pavarësisht se ishte një autsajder i madh që deklaroi zero shpenzime për fushatën, Georgescu doli kryesues më 24 nëntor. Ai do të përballej me reformisten Elena Lasconi, e partisë Save Romania Union, në një balotazh të dielën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark