Insajderi
Lajme

Sa për qind u rrit kostoja e ndërtimit në Kosovë?

Insajderi
06 December 2024 - 21:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sa për qind u rrit kostoja e ndërtimit në Kosovë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e tretë (TM3) për vitin 2024.

Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.9% në TM3 2024, krahasuar me TM2 2024.

Ndërkaq, krahasuar TM3 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM3 2023, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4.5%.

Muese Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje  për (0.9%) në tremujorin e tretë (TM-3) 2024  krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2024.

Rritje kishte te energjia  (20.1%), pagat (1.3%), materialet (0.7%), makineritë (0.4%) dhe kostot tjera (0.2%).

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.5%) në tremujorin e tretë   (TM-3) 2024 krahasuar me tremujorin e dytë (TM3) 2023.

“Rritje më të madhe kishte te energjia  (26.6%), pagat (17.4%), transporti  (8.3%), materialet (2.0%), kostot tjera (1.3%), dhe makineritë (1.2%)”, njofton ASK.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark