Nokaut pas vetëm 2.9 sekondash, rekord në sportet luftarake - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Nokaut pas vetëm 2.9 sekondash, rekord në sportet luftarake

    Insajderi
    07 December 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksi pa dorëza (BKFC) është bërë art marcial gjithnjë e më popullor vitet e fundit.

    Të premten në mbrëmje u zhvillua evenimenti BKFC 69 dhe u shkrua historia për nokautin më të shpejtë ndonjëherë në këtë sport.

    Justin Watson mposhti Cole Ferrellin për vetëm 2.9 sekonda. Themeluesi dhe presidenti i BKFC, David Feldman, konfirmoi se ishte nokauti më i shpejtë ndonjëherë.

    “E pabesueshme”, ka thënë ai dhe tregoi një kronometër me kohëzgjatjen e luftës. Kronometri tregonte 2.90 sekonda.

    Rekordi i mëparshëm ishte tre sekonda, i mbajtur nga Ulyses Diaz, i cili mposhti Donelei Benedetton katër vjet më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark