Murati: Asnjë qeveri nuk ka bërë kaq shumë sa ne për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Asnjë qeveri nuk ka bërë kaq shumë sa ne për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave

    Insajderi
    07 December 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se rreth 4 mijë e 100 familje kanë përfituar nga masa 1.8 Qeveria për Familjet, përmes së cilës mbështetet punësimi për familjet që s’kanë asnjë të punësuar.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se asnjë qeveri nuk ka bërë më shumë për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave.

    “Lajmi tjetër i mirë është që 56% e të punësuarve janë gra, gjë që na ndihmon të përmbushim edhe një tjetër objektiv të programit tonë, atë të punësimit të grave”.

    “Asnjë qeveri tjetër nuk ka bërë kaq shumë sa Qeveria Kurti për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave. Qeveria për Familjet!”, ka thënë Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark