NATO: S’ka hetim ndërkombëtar për sulmin në Ibër-Lepenc, po e kryen policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO: S’ka hetim ndërkombëtar për sulmin në Ibër-Lepenc, po e kryen policia

    Insajderi
    07 December 2024 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit e ka komentuar edhe NATO-ja.

    Zëdhënës i Aleancës Veri-Atlantike ka thënë se e dënojnë sulmin në Zubin Potok, por se tani është e rëndësishme të shoshiten, sipas tij, faktet përmes hetimeve të cilat duhet të jenë transparente, në mënyrë që sulmuesit të dënohen ndërkaq qytetarët të marrin sërish shërbimet elementare.

    Ky zëdhënës i NATO-s e ka bërë të qartë se Aleanca nuk do të përfshihet në asnjë hetim ndërkombëtar, siç është kërkuar, sepse “kjo detyrë i takon ekskluzivisht Policisë së Kosovës”, e kjo ndryshe nga çfarë ishte vepruar me sulmin terrorist në Banjskë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark