KRU “Mitrovica” njofton banorët që të dalin dhe të furnizohen me ujë të pijes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KRU “Mitrovica” njofton banorët që të dalin dhe të furnizohen me ujë të pijes

    Insajderi
    08 December 2024 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Kqiç të Mitrovicës është vendosur autoboti me ujë, ndërsa kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” u ka bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të furnizohen me ujë të pijes.

    “Autoboti (cisterna) është vendosur në fshatin Kqiç dhe lusim banorët e fshatit të cilët kanë nevojë për ujë të që të dalin dhe furnizohen me ujë të pijes. Furnizimi me ujë të pijes përmes autoboteve është duke vazhduar normalisht dhe qytetarët po vazhdojnë të furnizohen me ujë të pijes pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

    “KRU “Gjakova” ka sjell edhe një autobot me ujë të pijes i cili nga ora 13:00 do të vendoset te Shkolla Fillore në fshatin Kqiç, kurse nga ora 15:00 autoboti do të vendoset tek Xhamia e fshatit Gushafc”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark