Kur vesh patiket e gabuara në shi: Cucurella fajtor në dy golat, rrëshqiti në fushë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kur vesh patiket e gabuara në shi: Cucurella fajtor në dy golat, rrëshqiti në fushë

    Insajderi
    08 December 2024 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas 11 minutash lojë, Tottenham kryesonte ndaj Chelsea me rezultat 2-0. Për të dy golat fajtor ishte mbrojtësi i krahut të londinezëve, spanjolli Marc Cucurella.

    Në Londër binte shi para ndeshjes dhe mbrojtësi spanjoll me sa duket nuk kishte veshur takat me thumba adekuat.

    Tottenham kaloi në avantazh që në minutën e pestë kur Cucurella rrëshqiti. Gabimin e tij e shfrytëzoi Johnson, i cili pasoi tek Solanke.

    Vetëm gjashtë minuta më vonë, Cucurella rrëshqiti sërish dhe topi arriti tek Dejan Kulusevski, i cili me një goditje të shkëlqyer konvertoi rastin për 2-0.

    Spanjolli i zemëruar më pas doli nga fusha dhe më në fund ndërroi takat.

    Chelsea ka përmbysur rezultatin, e cila momentalisht është duke fituar 2-3. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark