Rebelë dhe qytetarë "demaskojnë" pallatin presidencial, largohen me marka luksi si 'Louis Vuitton' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rebelë dhe qytetarë “demaskojnë” pallatin presidencial, largohen me marka luksi si ‘Louis Vuitton’

    Insajderi
    08 December 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas marrjes së Damaskut, pjesëtarë të forcave rebele por edhe qytetarë sirianë kanë hyrë brenda pallatit presidencial të Bashar al-Assad, ku duket se kanë plaçkitur edhe garderobën e tij, duke u larguar me marka luksi, si ‘Louis Vuitton’.

    Në një video të publikuar online, shihet turma e njerëzve brenda palaltit presidencial, teksa plaçkisin orenditë e shtrenjta të presidentit Bashar al-Assad.

    Sende të ndryshme janë hedhur në dysheme, ndërsa një person shihet teksa largohet duke mbajtur një çantë ngjyrë portokalli me logon e markës ‘Louis Vuitton’.

    Sundimi brutal 53-vjeçar i familjes Assad në Siri ka marrë fund brenda pak ditësh, pas një ofensive të befasishme që nisi javën e kaluar dhe përfundoi sot, kur rebelët hyn në Damask.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark