
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se ushtria e vendit të tij e ka marrë përkohësisht kontrollin e një zone të demilitarizuar neutrale në Rrafshnaltën e Golanit, duke thënë se marrëveshja e vitit 1974 për shtensionim me Sirinë kishte “kolapsuar”, pasi rebelët e morën kontrollin e vendit fqinj.
Netanyahu tha se e kishte urdhëruar ushtrinë izraelite për të hyrë në zonën neutrale dhe për t’i “komanduar pozicionet afër” nga pjesa e pushtuar e Golanit, raporton BBC.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë forcë armiqësore që ta ngrejë veten në kufirin tonë”, tha ai.
Rrafshnalta e Golanit është zonë gurore rreth 60 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit sirian, Damask.
Izraeli ia kishte marrë Golanin Sirisë në fazën përfundimtare të Luftës Gjashtëditore të vitit 1967 dhe në mënyrë të njëanshme e kishte aneksuar atë më 1981. Veprimi nuk ishte njohur nga komunitetit ndërkombëtar, edhe pse Shtetet e Bashkuara e bënë këtë në mënyrë të njëanshme më 2019.