Netanyahu: Rënia e Bashar al-Assad, një ditë historike për Lindjen e Mesme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Netanyahu: Rënia e Bashar al-Assad, një ditë historike për Lindjen e Mesme

    Insajderi
    09 December 2024 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se fundi i sundimit të Bashar al-Assad në Siri do të thotë një mundësi e rëndësishme si dhe rreziqe për Izraelin.

    Netanyahu tha se Izraeli ishte i interesuar për “marrëdhëniet fqinjësore” me Sirinë, por gjithashtu kishte nevojë të sigurohej që asnjë forcë armiqësore të mos futej pranë kufirit të Izraelit.

    Gjatë një vizite në Lartësitë Golan, të pushtuara nga Izraeli, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, Netanyahu tha se kjo “ditë historike” për Lindjen e Mesme ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i veprimit të fuqishëm izraelit kundër Hezbollahut dhe Iranit.

    “Kjo ka shkaktuar një “reaksion zinxhir” në Lindjen e Mesme”, tha Netanyahu.

    Ai kujtoi trajtimin e shumë viktimave të luftës siriane në spitalet izraelite.

    Netanyahu tha se Izraeli po ofronte ndihmë për të gjithë ata që ishin të interesuar për paqen me Izraelin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark