Lajçak thotë se i ka njoftuar shtetet anëtare të BE’së për dialogun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak thotë se i ka njoftuar shtetet anëtare të BE’së për dialogun

    Insajderi
    09 December 2024 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij të javës që lamë pas.

    “Rrallë ka ndonjë moment të mërzitshëm në diplomaci”, ka shkruar Lajçak.

    Ai ka thënë se Kosova ka përjetuar një sulm terrorist “akt të cilin e dënova fuqishëm”.

    Lajçak përmendi takimin e shefes së re të BE’së, Kaja Kallas, me liderët e Ballkanit.

    “Dërgoi sinjal të qartë se zgjerimi i BE’së është prioritet”, ka shkruar ai.

    Emisari Lajçak ka thënë i ka informuar shtetet anëtare të BE’së për dialogun.

    “Edhe javët e ardhshme do të jenë të ngarkuara e një orar të ngjeshur me takime dhe misione zyrtare”, ka thënë Lajçak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark