Austria e ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil, pas rënies së Assadit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Austria e ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil, pas rënies së Assadit

    Insajderi
    09 December 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria në detyrë e Austrisë njoftoi të hënën se ka urdhëruar ndaljen e shqyrtimit të kërkesave të sirianëve për azil, pasi rebelët e morën Damaskun dhe presidenti Bashar al-Assad iku në Rusi, 13 vjet pas luftës civile.

    Lufta civile i detyroi miliona sirianë të ikin nga vendi. Ata ishin pjesë e madhe e një milion njerëzve të cilët shkuan në Gjermani dhe Austri gjatë krizës evropiane me imigrantë në vitet 2015 dhe 2016.

    Kritikat kundër atij infiksi vazhdojnë ta rrisin mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë dhe konservatorët.

    “Kancelari Karl Nehammer e udhëzoi sot ministrin e Brendshëm, Gerhard Karner, t’i pezullojë të gjitha kërkesat e tanishme për azil dhe t’i rishikojë të gjitha rastet e dhënies së azilit”, tha Ministria e Brendshëm e Austirsë në një komunikatë.

    Karner shtoi: “E kam udhëzuar Ministrinë ta përgatisë një program për riatdhesim dhe dëbim në Siri”, pa shpjeguar se si do të bëhej kjo.

    Nehammer tha në X të dielën se gjendja e sigurisë në Siri duhet të rivlerësohet për ta mundësuar rifillim e dëbimeve.

    Ministria tha se do t’i pezullojë edhe ribashkimet familjare, në bazë të të cilave familjet e refugjatëve mund t’u bashkohen atyre.

    Sirianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Austri, me 12.871 kërkesa këtë vit deri në nëntor.

    Nehammer dhe Karner vijnë nga partia konservatore, Partia e Popullit (OVP), e cila ka qëndrime të ashpra ndaj imigracionit, ngjashëm sikurse partia e ekstremit të djathtë, Paria e Lirisë (FPO).

    Nehammer është në bisedime për koalicionin qeverisës me dy parti të tjera, të cilat synojnë ta formojnë qeverinë e re pa FPO-në, pavarësisht se FPO-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

    Ministria e Brendshme tha se ende nuk është vendosur për 12.886 kërkesat për azil, prej të cilave 1.146 kanë të bëjnë me ribashkim familjar. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark