Konfirmohet raportimi i Insajderit- Policia njofton për arrestimin e turkut të shumëkërkuar për mashtrim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet raportimi i Insajderit- Policia njofton për arrestimin e turkut të shumëkërkuar për mashtrim

    Insajderi
    09 December 2024 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës  respektivisht njësiti i saj FAST në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar. 

    Gazeta Insajderi raportoi gjatë ditës se turku i arrestuar është Onder Çelik. Ai është arrestuar sot derisa po kërkonte vazhdimin e leje-qëndrimit në Kosovë. Departamenti për të Huajt në MPB mori informacionin se në Interpol ai ka një fletë-arrest nga shteti turk, ku është i kërkuar për disa vepra penale, për çka është thirrur menjëherë njësia FAST e Policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me ILECO ai është prangosur.

    “Me datë 09.12.2024 rreth orës 15:00, zyrtarë policor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Turqisë për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar”, njofton policia.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark