Në një barnatore të Vitisë, zbulohet bunkeri me barna te Serbisë dhe Maqedonisë Veriore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në një barnatore të Vitisë, zbulohet bunkeri me barna te Serbisë dhe Maqedonisë Veriore

    Insajderi
    09 December 2024 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës, ka realizuar një kontroll të detajuar në një barnatore në komunën e Vitisë.

    Gjatë këtij operacioni, në një hapësirë të fshehtë të tipit bunker brenda objektit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

    Si rezultat i këtij zbulimi, janë iniciuar procedurat kundërvajtëse ndaj subjektit përkatës dhe i gjithë malli i kontrabanduar është sekuestruar. Ky veprim synon të mbrojë sigurinë shëndetësore të qytetarëve dhe të parandalojë aktivitetet ilegale që dëmtojnë tregun dhe ekonominë e vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark