I dënuari mbi 100 vjet për mashtrim me banesa në Turqi- Kush është turku i arrestuar në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dënuari mbi 100 vjet për mashtrim me banesa në Turqi- Kush është turku i arrestuar në Kosovë

    Insajderi
    09 December 2024 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Onder Çelik, është shtetasi turk që u arrestua sot nga Njësiti FAST në Kosovë. Ai është arrestuar derisa po kërkonte vazhdimin e leje-qëndrimit në Kosovë. Departamenti për të Huajt në MPB mori informacionin se në Interpol ai ka një fletë-arrest nga shteti turk, ku është i kërkuar për të vuajtur dënimin për mashtrim në Turqi.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se ai ishte i dënuar mbi 100 vite burgim në Turqi për mashtrimin e rreth 140 personave.

    Sipas informacioneve që posedon Gazeta, Çelik dyshohet se viktimave iu kishte shitur banesa, iu kishte marr paratë por praktikisht banesat nuk ua kishte dhënë kurrë.

    Pasi shteti turk e dënoi me mbi 100 vite burgim, Onder Çelik është arratisur nga Turqia dhe ka ardhur në Kosovë. S

    ipas informacioneve ai dyshohet se në Kosovë ka bërë biznes që disa vite.

    Këto janë bizneset e tij në Kosovë

    Onder Çelik, një shtetas turk i lindur në vitin 1971 mbi dy vite më parë themeloi në Kosovë një kompani private që për aktivitet kishte prodhimin e pesticideve dhe produkteve në bujqësi. “NDR GRUP KIMYA” është emri i kompanisë së regjistruar në Kosovë ku pos tij, ortak është edhe Rahman Omer Çelik me 25 përqind të aksioneve.

    Ai, sipas informacioneve që ka Gazeta Insajderi ka qenë në Kosovë edhe para se ta themelonte këtë kompani. Por, disa ditë më parë ai aplikoi që të vahdonte leje-qëndrimin në Republikën e Kosovës.

    Departamenti për të Huaj në Ministrinë e Brendshme, në proces verifikimi ka kuptuar se ndaj tij është aktiv një urdhër-arresti nga Turqia ku ai atje është i dënuar për disa vepra penale që lidhen me aktivitet mashtrim.

    Derisa ai kishte shkuar që të interesohej për kërkesën e tij për vazhdim të leje-qëndrimit në vend, ky departament i MPB-së në koordinim me ILECO dhe njësitin FAST të Policisë së Kosovës e kanë prangosur.

    Ai tash do të përballet me procedurat standarde të ekstradimit.

    Siç ka raportuar Insajderi, edhe javë më parë një tjetër shtetas turk u kap në këtë departament duke tentuar që të bënte vazhdimin e lej-qëndrimit në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark