Policët në veri sulmohen me shishe qelqi e mjete piroteknike, Elshani jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët në veri sulmohen me shishe qelqi e mjete piroteknike, Elshani jep detaje

    Insajderi
    09 December 2024 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë pas mesnate, ka ndodhur një sulm me mjete piroteknike e shishe qelqi kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën e Veriut.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Ai ka thënë se “rasti është duke u hetuar”.

    Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shishe të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë në atë ndërtesë”.

    “Nuk ka të lënduar dhe se ky rast cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar”.

    “Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të PK-së”, shtoi Elshani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark