Favori i Prokurorisë për Sveçlën: Intervistohet si i dyshuar, por me telefon në dorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Favori i Prokurorisë për Sveçlën: Intervistohet si i dyshuar, por me telefon në dorë

    Insajderi
    09 December 2024 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi ka demoluar një mikrofon në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të hënën, gjatë mbajtjes së seancës.

    Lajmin për ndalimin e tij e ka bërë publikë vetë, Sveçla përmes një njoftimi  në Facebook.

    “…po më dërgojnë në mbajtje 48 orë”, shkruan mes tjerash Sveçla në Facebook.

    Edhe pse kodi i procedurës penale, personave që ndalohen, nuk iu lejon mbajtjen e mjeteve të komunikimit si “telefoni” dhe as incizimin e të dyshuarve, por në rastin e shefit të VV’së në komunën Prishtinës, Gëzim Sveçlës, ka pasur sjellje favorizuese nga Prokuroria në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në postimin e tij, mes tjerash, ka theksuar se megjithëse mbiemri i tij është “Sveçla”, që mund të asociohet me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai ka marrë një masë të tillë për veprimin e tij.

    Sveçla ka shkruar: “Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48 orë. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark