Insajderi
Lajme

Rrahje në sheshin “Xhorxh Bush”, një person përfundon në Spital

Insajderi
09 December 2024 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje në sheshin “Xhorxh Bush”, një person përfundon në Spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, i rrahur ka mbetur një i ri, i cili ka përfunduar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar policinë, por deri me tani nuk kanë dhënë detaje për incidentin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark