Paralajmëron nënkryetarja e PDK-së: Do të kemi aderime të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron nënkryetarja e PDK-së: Do të kemi aderime të reja

    Insajderi
    10 December 2024 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, theksoi se aderimet e reja do të kenë një ndikim pozitiv për partinë e tyre.

    Ajo shtoi se PDK-ja është gjithmonë e hapur për ata që besojnë në idenë, platformën dhe programin e kandidatit për deputet të kësaj partie, Bedri Hamzës.

    “Natyrisht që do të ketë efekt pozitiv dhe kjo tregon se PDK-ja është e hapur për të gjithë ata që besojnë në idenë, platformën dhe programin e z,Hamza dhe të PDK-së’’, shprehet ajo.

    Ahmetaj, potencon se si PDK-ja është e hapur çdo here për aderime të reja dhe sipas saj, ato i konsiderojnë si aset që mund të i kontribuojnë vendit.

    ‘’Ne çdo herë jemi të hapur për ardhje të reja dhe çdo herë ato ne i konsiderojmë si aset që i kontribuon vendit dhe shoqërisë kosovare dhe për ta implementuar programin e z.Hamza dhe të PDK-së’’ tha ajo për FrontOnline.

    Nënkryetarja e PDK-së, thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë edhe të aderimeve të tjera.

    ‘’Ne asnjëherë nuk e përjashtojmë mundësinë e aderimeve të reja deri në momentin e fundit’’, deklaroj Ahmetaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark