Komuna e Dragashit publikon listën e përfituesve të bursave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Dragashit publikon listën e përfituesve të bursave

    Insajderi
    10 December 2024 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Dragashit ka publikuar listën e studentëve përfitues potencialë të bursave komunale.

    Bazuar në këtë listë, nga studentët është kërkuar që të dërgojnë dokumentet e nevojshme në Drejtorinë e Arsimit, brenda afatit pesë ditor.

    Ndërsa palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Përfituesve të Bursave për Studentë janë udhëzuar që të parashtrojnë ankesë në Komisionin përkatës brenda 8 ditëve.

    Në njoftimin e Komunës së Dragashit është publikuar edhe vendimi i kryetarit Bexhet Xheladini, me të cilin lejohen mjetet në shumë prej 500 eurove për 9 përfitues të bursës komunale nga komuniteti boshnjak dhe mjetet në shumën prej 420 euro për 101 përfitues të bursës komunale nga komuniteti shqiptar.

    Aty sqarohet se mjetet mbulohen nga pozicioni buxhetor për subvencione i DKA-së, e cila obligohet edhe për zbatimin e këtij vendimi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark