Haxhiu: Dënimet e ulëta po i inkurajojnë dhunuesit dhe po i shndërrojnë në vrasës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Dënimet e ulëta po i inkurajojnë dhunuesit dhe po i shndërrojnë në vrasës

    Insajderi
    10 December 2024 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është lansuar projekti për mbikëqyrje elektronike.

    Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se ky projekt është ndër më të rëndësishmet për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë.

    Ajo pati kritika në drejtim të institucionit të akuzës.

    Sipas Haxhiut, dënimet e ulëta dhe veprimet me lëshim në procedurë të rregull nga Prokuroria, po i inkurajon dhunuesit dhe po shndërronë në vrasës.

    “Ne në vazhdimësi kemi thënë se do të ndërmarrim çdo veprim për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave në Kosovë. Kemi ndërmarr shumë veprime. Kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë. Dhuna në familje nuk është çështje private është përgjegjësi e institucioneve dhe në këtë rast presim veprime serioze sidomos nga Prokuroria dhe Gjykata. Dënimet e ulëta dhe veprimet me lëshim në procedurë të rregull nga Prokuroria i inkurajon dhunuesit në mënyrë që shteti pra me këto veprime, institucionet e drejtësisë, dhunuesit po i shndërrojnë në vrasës”, tha Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark