Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, bllokohet shoferi në aksin Theth-Bogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, bllokohet shoferi në aksin Theth-Bogë

    Insajderi
    10 December 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshjet e dëborës vijojnë pa ndërprerje në veri të Shqipërisë. Policia e Shkodrës njofton se një drejtues mjeti mbeti i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, për të cilin u desh ndërhyrja e policisë rrugore dhe borëpastrueses.

    “Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore. Aktualisht në akset rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh; Bogë – Qafë Thorë – Theth; dhe  Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës”, njofton policia.

    Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe  për shpërndarjen e kripës.

    Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve  të Policisë Rrugore; Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark