Limaj mbledh kandidatet e NISMA-s për deputetë: Bashkë për një Kosovë të fuqishme ekonomikisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj mbledh kandidatet e NISMA-s për deputetë: Bashkë për një Kosovë të fuqishme ekonomikisht

    Insajderi
    10 December 2024 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar me ekipin e kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

    “Sot takova ekipin e kandidatëve për deputetë të NISMA Socialdemokrate, një ekip të përkushtuar profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh që ndajnë vizionin tonë për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë”, ka shkruar ai.

    Limaj në “Facebook” tha se kjo është një pasqyrë e vlerave dhe përkushtimit të palëkundur.

    “Ky ekip është pasqyrë e vlerave tona më të mira: ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e palëkundur për zhvillimin e vendit. Bashkë do të punojmë për të sjellë qeverisjen që u përgjigjet nevojave të çdo qytetari dhe për të realizuar vizionin tonë për një Kosovë të fuqishme ekonomikisht, të sigurt dhe krenare në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

    Sot dëshmuam se #veçVEPRA janë baza e forcës sonë. Tani është koha që, bashkë me qytetarët, të ndërtojmë të ardhmen që e meriton Kosova!”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark