Theret me thikë një nxënëse në shkollën "8 Marsi", policia arreston të dyshuarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi”, policia arreston të dyshuarin

    Insajderi
    10 December 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nxënëse është therur me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë.

    Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, tha për Gazetën Insajderi se i dyshuari është arrestuar, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkollë.

    I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “Tetë Marsi” se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Ëshët konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 44 orëve. Rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë i pa autorizuar i armëve”, tha Gashi 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark