“A mos po ju duhen paratë për punësim balldëskash”- presioni i Hysenit për buxhetin, reagon partia e kryekuvendarit komunal të Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A mos po ju duhen paratë për punësim balldëskash”- presioni i Hysenit për buxhetin, reagon partia e kryekuvendarit komunal të Gjilanit

    Insajderi
    10 December 2024 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhur me presionin e shkaktuar në drejtim të opozitës nga Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, për buxhetin për vitin e ardhshëm ka reaguar Lëvizja Qytetare ‘Vatra’, e cila kryesohet nga kryetari i Kuvendit Komunal i kësaj komune, Kushtrim Kadriu.

    Në reagimin e kësaj partie, Hyseni pyetet me ironi nëse paratë po i nevojiten për punësimin e balldëskave, shkruan Insajderi.

    “Alban, çka e ke për ngutë punën e buxhetit? A mos po ju duhen paratë për t’i punësuar balldëskat? Alban Hyseni e paska quajtur Lëvizjen Vatra patericë, kur në fakt ai vet është bërë si një “Plaku Mere” me patericë. Është bërë tamam porsi një plak gërnjar i padurueshëm që veç mallkon e akuzon, ankohet e kukatë si qyqe”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Tutje, Lëvizja Qytetare ‘Vatra’ përmend edhe mos-shpenzimin e parave të buxhetit të këtij viti nga kryetari aktual i Komunës së Gjilanit që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Ai si kryetari i akraballëkut duhet të jap dorëheqje një orë e më parë dhe ta shpëtojë (çka mund të shpëtohet) Komunën e Gjilanit. Ngase, ai doli të jetë një eksiperiment politik i dështuar deri në detaje. Ai është shembulli më i mirë i një kryetari të keq, shembulli i një djali të ri me performancën e një plaku të rrjedhur. Ai do të mirret si shembull se si një kryetar nuk duhet të jetë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark