Granit Xhaka dominues ndaj mesfushës së Interit, statistikat e tij të jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka dominues ndaj mesfushës së Interit, statistikat e tij të jashtëzakonshme

    Insajderi
    10 December 2024 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayer Leverkusen ka arritur të mposhtë Interin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

    Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, duke qenë një prej lojtarëve më të mirë në fushë.

    Ai nga SofaScore është vlerësuar me notën 8.1, i dyti me vlerësimin më të lartë nga të dyja ekipet.

    Xhaka kishte 113 prekje, ndërsa nga 104 pasime sa tentoi ai kompletoi 98, me një përqindje prej 94 përqind.

    Ai kishte katër topa të gjatë të saktë, ndërsa fitoi katër nga katër duele.

    Mesfushori shqiptar kishte edhe dy pasime kyçe dhe një ndërhyrje të saktë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark