
Policia e Kosovës ka kryer një plan operativ në Pejë, ku tek tre shitës ambulant ka gjetur dhe sekuestruar 66 briska, pesë boksa metalikë, dy revole shkrepse dhe një shufër metali.
Plani është realizuar në rrugën “Qarshia e Gjatë”.
“Tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Sekuestrohen mjete tё mprehta, boksa metali, revole shkrepse, shufёr metalike nё Pejё
Pejë, 11 dhjetor 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 11.12.2024, ka realizuar planin Operativ, “Qarshija e Gjatё”, duke asistuar Inspektorët komunal tё tregut tё Komunёs sё Pejёs, plani ёshtё realizuar nё rrugën “Qarshia e Gjatё” nё Pejё.
Duke përfillur procedurat ligjore, tek tre (3) persona tё dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar:
• Gjashtёdhjetё e gjashtё (66) mjete tё mprehta (brisk)
• Pesё (5) boksa metalik
• Dy (2) revole shkrepsё
• Njё (1) shufёr metali
Tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit.