Realizohet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike në spitalin e Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Realizohet një ndërhyrje e rrallë kirurgjike në spitalin e Gjilanit

    Insajderi
    11 December 2024 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit sot është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, në repartin e Ortopedisë.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se tek një paciente e moshës 33-vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që ishte konfirmuar me Needle Biopsi.

    Pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë. Raste si ky janë sfiduese, por njëkohësisht na bëjnë krenarë me përkushtimin e stafit tonë ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e spitalit.

    Ekipi operator:

    Dr. Veprim Presheva – Operator;

    Dr. Imran Shaqiri – Asistent;

    Dr. Rinor Velekinca – Asistent;

    Dr. Edon Zylfiu – Asistent

    Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark