Shtyhet deri në mesnatë afati për aplikim për çertifikimin e subjekteve politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet deri në mesnatë afati për aplikim për çertifikimin e subjekteve politike

    Insajderi
    11 December 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afati për aplikim për certifikimin dhe dorëzimin e listave të kandidatëve nga partitë politike, i cili ka qenë i hapur nga 1 shtatori deri më 11 dhjetor në ora 16:00, është shtyrë për 8 orë të tjera.

    Ky vendim u mor pak minuta para përfundimit të afatit nga anëtarët e KQZ-së nga radhët e partive politike.

    Shtyerja e këtij afati erdhi përshkak të problemeve me platformën online.

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se “Sistemi online, si një nga zhvillimet më pozitive të KQZ-së në këto zgjedhje, ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Problemi kryesor qëndron te partitë, veçanërisht ato të mëdha, që nuk e kanë marrë seriozisht këtë proces.”

    Sipas Cakollit, vendime të tilla jo vetëm që krijojnë precedent të keq për respektimin e afateve ligjore, por edhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në integritetin e procesit zgjedhor.

    Më tutje ai tha se kjo shtyrje cenon besimin e publikut në punën e KQZ-së dhe në gjithë procesin zgjedhor, duke krijuar perceptimin se rregullat mund të anashkalohen sipas interesave të partive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark