Insajderi
Lajme

Kiara dhe Olta shihen bashkë në një tavolinë me ato edhe Sara Hoxha – çka po përzihet?

Insajderi
11 December 2024 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kiara dhe Olta shihen bashkë në një tavolinë me ato edhe Sara Hoxha – çka po përzihet?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë bërë bashkë mbrëmjen e kësaj të marte në një event që është zhvilluar në Tiranë.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, dy vajzat e showbizit nuk kanë patur kontakt dhe nuk janë parë në prani të njëra-tjetrës. Një gjë të tillë ato e kanë pohuar edhe vetë në intervista të ndryshme.

Gjithsesi fakti që janë të dyja dy personazhe me shumë influencë së fundmi ato kanë rastisur shumë pranë në një event të zhvilluar në Tiranë, ku shihen të ulura në një tavolinë duke komunikuar me blogeren Sara Hoxha.

Olta Gixhari në një intervistë të dhënë së fundmi në “Mirëmbrëma yje” pohoi se edhe gjatë xhirimeve të filmit me Luizin nuk ka patur asnjë lloj komunikimi, përveçse xhirimeve që u është dashur të realizojnë së bashku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark