Insajderi
Lajme

Rrahje masive në Gjakovë, arrestohen dy persona

Insajderi
12 December 2024 - 14:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje masive në Gjakovë, arrestohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë vonë në një nga restorantet në Gjakovë.

Si pasojë e rrahjes disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj deklaroi se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa prova.

“Në lidhje me rastin s’kemi ndonjë informacion se ka ndonjë person të plagosur nga arma e zjarrit. Janë disa persona të lënduar nga ky rast. Dy të dyshuar janë arrestuar”, tha ai.

Elezaj deklaroi se rasti është iniciuar si “Posedim ose mbajtje e paautorizuar e armës së zjarrit” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark