Insajderi
Sport

Shuma shokuese që Chelsea do të paguajë te për Jadon Sanchon

Insajderi
12 December 2024 - 19:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shuma shokuese që Chelsea do të paguajë te për Jadon Sanchon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anësori i Chelseat, Jadon Sancho duket se është vendosur mirë në Stamford Bridge javët e fundit.

Sulmuesi ka munguar në ekipin e trajnerit Enzo Maresca për pjesën më të madhe të nëntorit.

Megjithatë, ai është kthyer në garë dhe ka bërë përshtypje në dy paraqitjet e tyre të fundit.

Sancho ka luajtur 10 herë për skuadrën e Maresca këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke realizuar pesë asistime.

Chelsea do të duhet të aktivizojë klauzolën e blerjes në huazimin që e çoi atë në Stamford Bridge nga Manchester United gjatë verës.

Nëse Blutë nuk përfundojnë në vendin e 14-të ose më poshtë, ata do të duhet të blejnë Sanchon për një çmim të rënë dakord.

Shuma që Blutë do t’i paguajnë Djajve të Kuq është shumë e ulët duke marrë parasysh kalibrin e anglezit – pasi do të realizojnë vetëm 30 milionë euro pagesë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark