Policia kryen bastisje në dy lokacione në Zubin Potok - sekuestrohen sasi e konsiderueshme e armatimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kryen bastisje në dy lokacione në Zubin Potok – sekuestrohen sasi e konsiderueshme e armatimit

    Insajderi
    13 December 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka realizuar sot bastisje në dy lokacione në Komunën e Zubin Potokut.

    Aksionin për Insajderin e ka konfirmuar operacionin zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

    Ai njoftoi se gjatë këtyre bastisjeve, janë gjetur dhe sekuestruar një uniformë policie, radio lidhje, jelek, pushkë gjuetie, si dhe sende të tjera.

    Elshani, shtoi se janë intervistuar dy persona, të cilët janë liruar më pas në procedurë të rregullt.

    Ai gjithashtu njoftoi se me urdhër të prokurorit janë vendosur shirita në disa ndërtesa që po ndërtohen ilegalisht në këtë komunë.

    Theksojmë se më 29 nëntor në Varragë të Zubin Potokut, ndodhi një sulm terrorist ku u dëmtua infrastruktura kritike e Kosovës, konkretisht kanali i Ibër-Lepencit.

    Pas bastisjeve në veri, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe janë gjetur simbole ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark