Abdixhiku: Në ekonomi e infrastrukturë duhet të kemi ndryshim dramatik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Në ekonomi e infrastrukturë duhet të kemi ndryshim dramatik

    Insajderi
    13 December 2024 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfundimin e të gjitha rrugëve, autostradave, magjistraleve si dhe ndërtimin e unazës së kryeqytetit në vlerë prej 250 milionë eurove, e ka premtuar kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Sipas tij, puna në infrastrukturë nënkupton dalje në teren, e jo qëndrim në zyrë e fjalë.

    “Ne kemi një plan, që brenda 3 viteve të përfundojmë të gjitha rrugët, magjistralet e autostradat, e nisura nëpër dekada në Kosovë.

    Fjalën e kam për autostradën Prishtinë-Gjilan, për autostradën e Pejës, për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë, e Dollc-Gjakovë.

    Po ashtu, në planin tonë kemi edhe ndërtimin e unazës së kryeqytetit, një projekt i madh prej 250 milionë eurove, që do ta transformojë rrënjësisht jo vetëm qarkullimin brenda në qytet, por dhe lidhjen e Prishtinës me secilin qytet tjetër të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

    Unaza e kryeqytetit sipas Abdixhikut nuk bëhet me fondet e komunave, por me ndihmë shtetërore. “ Këtë ndihmë shtetërore qeveritare, pas 9 shkurtit, kryeqyteti do ta ketë”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark