Shpërthimi i një bomble të gazit në Veternik, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi i një bomble të gazit në Veternik, policia jep detaje

    Insajderi
    13 December 2024 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka dhënë detaje për një shpërthim të një bombole gazi në zonën e Veternikut.

    Sipas policisë dy persona janë lënduar ndërsa ngjarja është duke u trajtuar nga mekanizmat e tjerë kompetent.

    “Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.  Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje  ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark