
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka treguar për një takim që e kanë pasur jo të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Kandidati për deputet nga LDK tha se Kurti i ka thënë se s’mund ta përkrah Komunën e Prishtinës, meqë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë të lënduar për humbjen që i ka ndodhur në Prishtinë.
“Në takim kemi qenë bashkë me kryetarin, shefin e kabinetit dhe drejtorin e urbanizmit dhe në anën tjetër ka qenë ministri i Financave, infrastrukturës dhe kryeministri. Për mua ka qenë një takim jo shumë i mirë. Me një kryeministër që në fund të ditës është edhe kryeministër i shtetit dhe duhet shihet me gjerë sesa në prizmin e një kryetari të një subjekti politik.. Kurti thotë se ata që me kanë pru mua në këtë karrige janë shumë të lënduar për humbjen në Prishtinë, prandaj s’mund të bie ndesh me vullnetin e tyne. Pra i bjen që unë s’muj me iu ndihmu sepse ata janë lëndu”, ka thënë Xhaferi në FRONTAL.
Ai ka thënë se një logjikë e tillë e kryeministrit Kurti është pa sens.
“Një kryeministër duhet me dalë mbi logjikën e kryetarit të një partie politike”, ka thënë Xhaferi.