Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
14 December 2024 - 08:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, duke filluar që nga orët e mëngjesit. Po ashtu, në Rrafshin e Dukagjinit mund të ketë shi të ngrirë apo edhe ndonjë reshje afatshkurtër bore në orët e mëngjesit, përpara se të ngriten temperaturat.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark