Aksidenti i autoblindës në veri, Vitia jep detaje për gjendjen të lënduarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti i autoblindës në veri, Vitia jep detaje për gjendjen të lënduarve

    Insajderi
    14 December 2024 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se tre nga tetë policët që u lënduan në aksidentin me autoblindë në veri të vendit, po trajtohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Vitia ka bërë me dije se i ka vizituar të njëjtit dhe se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë

    “Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë”, shkroi Vitia.

    Ai tha se njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark