Insajderi
Biznes

Land Roveri i rrallë i vitit 1958 del në ankand (Foto)

Insajderi
27 August 2017 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një Land Rover shumë i rrallë me zinxhirë tanku pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm më një vlerë prej 50.000 pound.

Mjeti i rrallë u modifikua (iu ndryshuan gomat me zinxhirë tanku), pak pasi u prodhuan në vitin 1958.

Modeli, i cili ka një motor me benzinë 2.286cc, është krejtësisht i ligjshëm në rrugë  dhe është i aftë që të kalojë përmes lumenjve e kënetave moçalore. Megjithatë ka një dobësi pasi shpejtësia maksimale e tij është 56 km/h.

Historia e plotë e Land Roverit është e panjohur por ka kaluar shumë kohë në Norvegji dhe Gjermani përpara se të kthehej në Britaninë e madhe vitin e kaluar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark