Limaj kujton përvjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi: Në këtë datë shënojmë edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj kujton përvjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi: Në këtë datë shënojmë edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës

    Insajderi
    14 December 2024 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar ish komandantin Mujë Krasniqi në 26 vjetorin e rënies së tij.

    “Sot bëhen 26 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së”, tha ai.

    Limaj ka shkruar në “Facebook” se Muja dhe dëshmorët e tjerë janë meritoret për lirinë të cilën sot e gëzojmë.

    “Në këtë përvjetor si çdo ditë tjetër, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”. Pikërisht në përvjetorin e rënies së Mujës, sot shënojmë edhe përvjetorin e formimit të Ushtrisë Kosovës. Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë. Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 26 vitesh, Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark