
Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, Vesa Broja është pjesë e listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo është e 38-ta në këtë listë, dhe synon që të fitoj mandat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.
Broja, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook ka deklaruar se “në çdo hap të jetës së saj publike do ta mbajë me vete mësimin e rëndësishëm, se forca e vërtetë qëndron aty ku është bashkëpunimi”.
“Si Kryesuese e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, kam mësuar se forca e vërtetë qëndron te bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë. Kam parë se kur qytetarët bashkohen, mund të arrijnë larg. Kam parë se si zëri i çdo qytetari ka rëndësi, pa dallim kush është, nga vjen apo çfarë ka arritur deri tani. Ky mësim është një udhërrëfyes i rëndësishëm për mua dhe do ta bart me vete në çdo hap të mëtejshëm në jetën time publike”, ka shkruar ajo.
Tutje, Broja ka thënë se do të jetë e gatshme t’i shërbej atyre që, sipas saj shpesh harrohen , e që janë: punëtorët, prindërit e studentët.
Kryesuesja aktuale e Kuvendit Komunal ka deklaruar se “përkundër gjykimeve të padrejta me të cilat ballafaqohet, ka ardhur koha që zërat e grave të dëgjohen në çdo dhomë ku merren vendime”.
Në vijim mund të gjeni postimin e saj