Insajderi
Lajme

Kurti pritet të japë dëshmi në Prokurorinë Speciale nga ora 09:30

Insajderi
16 December 2024 - 08:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti pritet të japë dëshmi në Prokurorinë Speciale nga ora 09:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e pret kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, sot (e hënë) në 09:30 për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore.

Sido që të jetë, mbrëmë vonë Kurti është lajmëruar nga Sllovenia nga ku foli për një koncert.

Kurti ka ndarë përshtypjen e tij nga salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së Sllovenisë, e cila sonte siç thotë ai “frymoi në gjuhën shqipe”.

Që nga ftesa e Prokurorisë Speciale, shefi i Qeverisë nuk e ka komentuar asnjëherë atë.

Në thirrjen e Prokurorisë Speciale specifikohet se kryeministri Kurti duhet të paraqitet për intervistim të hënën e 16 dhjetorit në ora 09:30.

Kurti do të intervistohet për skandalin me rezervat shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark