Insajderi
Lajme

Të mërkurën bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Insajderi
16 December 2024 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të mërkurën bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Për këtë, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

“Ju njoftojmë që ditën e mërkurë  me datën 18.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Prishtinē-Pejē,  Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.5  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftimin e MI-së


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark