
Raportohet se kryeministri i vendit, Albin Kurti është parë brenda objektit të Prokurorisë Speciale pasditen e së hënës. Avokati Besnik Berisha ka shkruar se e ka parë Kryeministrin Kurti teksa ka dal nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Çka nese u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervisten ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves, a ma besoni a jo🙂?!” ka shkruar Berisha në Facebook.
Gazeta Insajderi ka tentuar ta konfirmoj një informacion te tillë përmes zyrës për media të Prokurorisë Speciale e po ashtu dhe Qeverisë së Kosovës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri me tani.
Kurti gjatë ditës i kishte thënë Prokurorisë që nuk mund të shkoj aty ku ishte ftuar nga organi i akuzës si dëshmitar në rastin e Rozeta Hajdarit, për rezervat shtetërore.
Postimi i plotë i avokatit Besnik Berisha:
Çka nese u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervisten ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves, a ma besoni a jo🙂?!
Nejse, mos i ngjitni fjale djalit se me syte e mi e pash😉. Institucionalist se c’ke me te!