Vrasja e 14-vjeçarit, i dyshuari kërkon lirimin në Apel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 14-vjeçarit, i dyshuari kërkon lirimin në Apel

    Insajderi
    17 December 2024 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm.

    Në Apel 14-vjeçari ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit, duke ngritur edhe pretendimet shëndetësore.

    14-vjeçari i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës, aty ku ndodhen të miturit në konflikt me ligjin. Pak ditë më parë doli edhe aktekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë.

    Në thikë u gjetën gjurmë të ADN të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark