Komuna e Gjilanit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, deri në këtë datë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjilanit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, deri në këtë datë

    Insajderi
    17 December 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, për periudhën 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025.

    Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, ka nxjerrur këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve).

    “Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe”.

    “Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark