Përfundon takimi trepalësh mes Kosovës dhe Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi trepalësh mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    17 December 2024 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian, ka përfunduar për sot në Bruksel.

    Siç kishte konfirmuar më herët BE-ja, këto takime po realizohen në nivel të kryenegociatorëve.

    Takimi në mes të kryengociatorëve ka përfunduar rreth orës 17:00.

    Ky takim kishte nisur në orën 15:00, pas takimeve të ndara që Bislimi dhe Petkoviq kishin pasur me emisarin Lajcak.

    Ende s’dihet nëse ka pasur ndonjë progres lidhur me procesin e dialogut për normalizim të raporteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark