Insajderi
Lajme

Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit

Insajderi
17 December 2024 - 19:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, është deklaruar pas përfundimit të takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se ka pajtim për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur.

“Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës së komisionit të përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesat dhe si duket i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, tha ai.

Sipas tij, ka premtime nga ana e Serbisë se nuk do të ketë tendenca për pengimin e punës së këtij komisioni përmes makinerive që ata dinë t’i zbatojnë.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark