Insajderi
Lajme

“Krimba, fije floku e materiale plastike”, studentët ankohen për cilësinë e ushqimit në Mensën e Studentëve

Insajderi
18 December 2024 - 13:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Krimba, fije floku e materiale plastike”, studentët ankohen për cilësinë e ushqimit në Mensën e Studentëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studentët të cilët po ushqehen në mensën e studentëve në Prishtinë janë duke u keq-ushqyer. Gjellrat e tyre po shoqërohen edhe me insekte, fije floku, materiale plastike dhe papastërti të tjera. Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje ushtruesit të detyrës së drejtorit të QS-së, Ekrem Rudari, por i njëjti ka zgjedhur të heshtë. Me reagim ka dal Parlamenti Studenor të cilët thanë se njëra nga fotot është e realizuar kohë më parë dhe se është inskenim.

Mensa e Studenteve është hapësira ku studentet banues në Qendrën e Konvikteve ushqehen dy herë në ditë përmes një pagese mujore që e realizojnë.

Kohët e fundit ka pasur shumë ankesa për mënyrën e përgatitjes se ushqimit dhe kujdesit nga stafi.

Në një grup në rrjete sociale janë publikuar fotografi, ku në pjatën e një studentes shihet edhe një krimb.

“Tash është ba boll, veç sot dy tri ankesa për ushqim apo e merrni seriozisht. Ftojmë U.D drejtorin të marrin masa urgjente“, thotë një student.

Një student tjetër është ankuar se së bashku me vezën i është servuar edhe lëvozhga e saj.

Në ushqimin e studentëve nuk po mungojnë as fijet e flokëve.

Lidhur me ankesat e studentëve Insajderi i është drejtuar me pyetje edhe u.d. i drejtorit të Qendrës së Studentëve Ekrem Rudari i njëjti nuk është përgjigjur.

Gazeta Insajderi ka pyetur edhe AVUK-un, se a kanë kryer kontrolle së fundmi në QS, por edhe ata kanë zgjedhur të heshtin.

Ndërkohë me reagim ka dal deputetja, Albana Bytyqi, e cila tha se kjo gjendja është e papranueshme dhe një dështim i rëndë i institucioneve përgjegjëse.

“Kjo gjendje është e papranueshme dhe përbën një dështim të rëndë të institucioneve përgjegjëse për sigurimin e kushteve bazike të mirëqenies së studentëve tanë. Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë! Studentët janë e ardhmja e vendit tonë, dhe është turp që ata përballen me kushte të tilla gjatë kohës kur ata përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, tha ajo/Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark